BastArena nxjerr zbuluar Ramën: Jemi të vetmit të licencuar, nuk mbyllemi (FOTO LAJM)

Pëlqej
Kryeministri Rama tha javën e shkuar se do të zhdukte bastet sportive në Shqipërisë dhe se do të zhvedoste nga qytetet kazinotë elektronike.

Ishte një nismë për t'u përshëndetur e qeverisë shqiptare duke njohur problemet që po shkakton kumari në familjet shqiptare, por nuk mund të ndodhte që edhe pas kësaj nisme në dukje për hir të familjes, të mos kishte nga pas një kleçkë.

Kështu, Rama u zotua se do të zhdukte të gjitha pikat e basteve fizike duke bërë kështu sipas opozitës që të gjithë tregun e basteve sportive ta kanalizojë online dhe vetëm tek një kompani bastesh.

Por, ndërkohë që Rama zotohet se do të zhdukë të gjitha kompanitë e basteve, përmes një reagimi publik gjatë ditës së djeshme, kompmania Bastarena del publikisht dhe siguron lojtarët e saj se ajo do të vijojë edhe pas datës 1 janar 2019.

Sipas një shkrimi të botuar në lapsi.al, kompania Bastarena, pas të cilës sipas opozitës fshihet vëllai i kryeministrit Rama, shkruan: “Në zbatim të masave të ndërmarra nga qeveria shqiptare, duke filluar nga data 1 Janar 2019 do të pushojnë së funksionuari të gjitha kazinotë elektronike si dhe pikat e basteve/llotove, përveç atyre online. Bastarena si e vetmja kompani e licencuar e lojërave te fatit online, nuk preket nga këto ndryshime ligjore. Bastarena ju siguron se llogaritë tuaja janë plotësisht të sigurta dhe ju fton të luani dhe argëtoheni në faqen tonë zyrtare bastarena.com. Faleminderit!”.

Gjithashtu, në këtë shkrim është botuar edhe pjesa kur kompania BastArena prezanton veten si të vetmen kompania të licencuar nga qeveria shqiptare dhe se ka mbështetjen e shtetit shqiptar:

“Shoqëri e besueshme me garanci shtetërore. Partneritet me një Ofrues Shërbimi me përvojë i cili operon në tregun e lojërave elektronike në distancë që nga viti 1996, me një ekip me eksperiencë 10 vjeçare në lojërat elektronike në distancë. Aktualisht, Bastarena është Shoqëria e parë dhe e vetme e licencuar në treg për lojërat elektronike në distancë. Ne Ju shërbejmë me përvojën tonë të konsoliduar, me garancinë e Qeverisë Shqiptare. Ne krenohemi për ofrimin e platformës së vetme ligjore të lojërave elektronike në distancë me shërbime loje miqësore, të ndershme, praktike, argëtuese, me cilësi të lartë, që janë të besueshme dhe të audituara. Bastarena është e angazhuar për të bërë gjithçka që është e mundur për t’u dhënë klientëve të saj një eksperiencë të kënaqshme lojërash, duke pranuar se lojërat e fatit mund të shkaktojnë probleme për një numër të vogël individësh. Për të siguruar që Ju të vazhdoni të keni luajtje të sigurt dhe të menaxhueshme, ne mbështesim plotësisht Luajtjen e Përgjegjshme.” – shkruhej në ëebin e Bastarena.

Pak orë pas publikimit të këtij shkrimi në lapsi.al, BastArena ka zhdukur pjesën e mësipërme duke e lënë bosh pjesën ku shkruhet: Në lidhje me ne, në ëeb-in e saj (shiko fotot sipër).

Por, edhe pse kompania tentoi të fshinte gjurmët, materiali i mësipërm gjendet ende në Google, i lidhur pikërisht më domainin e BastArena.

Duket se kompania e ka kuptuar disi vonë që nxorri lakuriq kryeministrin Rama në pretendimin se do të zhdukte bastet sportive duke i dhënë edhe më tepër krah pretendimeve të opozitës se në fakt, Rama po ia jep monopol vetëm BastArenës tregun e basteve sportive në Shqipëri.


Shtuar më 15/10/2018, ora 16:24
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori