Bashën nuk e bindin as Donald Lu me Arvizunë: E vetmja zgjidhje, qeveria teknike
Kreu i opozitës Lulzim
Basha priti sot në zyrën e tij ambasadorin e SHBA-ve në Tiranë, Donald Lu si edhe ish-ambasadorin Arvizu, tashmë në detyrën e Zv.Ndihmës Sekretarit Amerikan i Shtetit për Çështjet e Trafikut Ndërkombëtar të Narkotikëve e Zbatimit të Ligjit.
Basha ia përsëriti edhe atyre akuzat ndaj qeverisë së drejtuar nga Rama duke theksuar se e vetmja zgjidhje që sheh opozita është qeveria
teknike.
"Në kushtet e krijuara rruga e vetme për të siguruar zgjedhje të lira është krijimi i një qeverie
teknike, me një mandat të qartë për zbatimin e menjëhershëm të ligjit të dekriminalizimit, parandalimin e rikanabizimit të vendit dhe luftën kundër
drogës dhe parave të
drogës, si dhe organizimin e zgjedhjeve të lira e të ndershme, theksoi kryetari i opozitës në takimin me zyrtarët e lartë amerikanë"., - tha ai.
Aleksandër Arvizu ndodhët prej disa ditësh në Tiranë duke organizuar takime me drejtues të lartë të vendit. /Albeu.com/
Shtuar më 03/04/2017,
ora 14:08