Bashkëshortja e Balilit: Na lini të qetë! Shteti të gjejë ku e kam burrin
Ditën e sotme po zhvillohet aksioni për kapjen e Kelmend Balilit në jug të Shqipërisë.

Gjatë aksionit policia ka ndaluar 11 të afërm të tij dhe i ka marrë në pyetje për të mësuar vendodhjen e Balilit.

Fillimisht vëllai i të kërkuarit është shprehur i revoltuar me aksionin, pasi sipas tij janë trajtuar si kriminelë dhe policia i ka marrë dy djemtë e tij, 18 dhe 16 vjeç.

Për mediat ka folur edhe bashkëshortja e Kelmend Balilit e cila është shprehur se nuk mban komunikim me burrin dhe për më tepër nuk e di se ku ndodhet. Madje ka kërkuar që ai të gjendet sa më shpejt.
“Nuk kontaktoj me tim shoq, nuk e di se ku është. Shteti të më gjejë burrin ku e kam”, ka thënë Alma Balili.

Kelmend Balili është në kërkim ndërkombëtar që prej majit 2016 kur autoritetet greke kërkuan arrestimin e tij me akuzën se drejton organizatë droge./albeu.com/

Shtuar më 28/01/2017, ora 13:15

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori