Bashkohen Camet, unifikohen PUI dhe PDI
Albeu.com
Është përkujtuar të shtunën krijimi i 19-vjetorit të shoqatës “Çamëria”, ku ishin të pranishëm edhe kryetarët e dy partive të këtij komuniteti, pronat e pjesëtarëve të të cilit janë marrë padrejtësisht nga Greqia.
Në fjalën e rastit, kryetari i Partisë për Drejtësi dhe Unitet, Shpëtim Idrizi tha se çështja çame është më e fortë se kurrë.
“Çështja ÇAME ka rilindur dhe garant për këtë jemi ne, janë të gjithë çamët patriotë. Çdo anëtar i komunitetit tonë ka në ADN-në e tij të fortë e të gjallë amanetin e të parëve - drejtësi për çështjen çame. Padrejtësitë nuk mund të harrohen, ne nuk harrojmë, ne kërkojmë me forcë drejtësinë e munguar”, transmeton Starti fjalët e Shpëtim Idrizit.

Të shtunën u bë publikisht i njohur nga krerët e partive përkatëse: kryetarit të Partisë për Drejtësi dhe Integrim, Tahir Muhedini, dhe kryetarit të Partisë për Unitet dhe Integrim, Shpëtim Idrizi për unifikimin e këtyre dy partive.
Shtuar më 17/01/2010, ora 21:25
Tage: arkiv

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori