Bashkitë dhe komunat nuk respektojnë ligjet
Pëlqej
Drejtorja e Pergjithshme e Agjensise Kombetare te Planifikimit te Territorit (AKPT-se) Znj. Adelina Greca në një dalje publike dha sot detaje lidhur me disa nga shkeljet ligjore të konstatuara ne punen e bashkive dhe komunave në territor.

Sipas saj nga 375 njësi vendore që administrojnë territorin sot, vetëm 30 bashki dhe komuna kanë plane vendore të miratuara, ku 27 prej të cilave janë miratuar në periudhën zgjedhore e pas-zgjedhore.

"Gjatë punës së përditshme të AKPT kemi shqyrtuar secilin prej planeve dhe kemi konstatuar shkelje të rënda të:
ligjit që mbron tokën bujqësore,
të ligjit që mbron trashëgiminë kulturore,
të ligjit që mbron resurset natyrore,
të ligjit që mbron mjedisin,
të ligjit që mbron vijën bregdetare dhe cdo vijë tjetër ujore, si edhe të ligjit të planifikimitterritorit.
Në zbatim të planeve vendore të miratuara, bashkitë kishin detyrimin e hartimit të planeve të detajuara vendore, ose studimeve urbane pjesore, sikurse njihet në masë. Deri më sot vetëm Bashkia e Tiranës dhe Bashkia e Mamurrasit kanë punuar në këtë drejtim, por të dyja jo në përputhje të plotë me kërkesat ligjore.
Nga aktiviteti në Regjistrin e PlanifikimitTerritorit, Bashkia e Tiranës, në periudhën kohore të një viti, nga miratimi i Planit vendor e deri më sot, duket se marrë vendime për 78 Studime Urbane Pjesore per 78 zona të kryeqytetit.
Anjë prej këtyre 78 studimeve NUK ka ndjekur rrugën ligjore që kalon përmes konsultimit të banorëve të prekur direkt nga këto vendime, por edhe përmes informimit dhe konsultimit të institucioneve publike që duhet të përfshihen në proceset e hartimit të studimeve pjesore.Këto konsultime dhe Informimi duhet të kryhen në rrugë direkte si edhe përmes botimeve në Regjistrin e PlanifikimitTerritorit." u shpreh ajo.

Sipas raportit vetem 48% e ketyre lejeve të pambështetura në ligj, rezultojnë në shkelje të Planit Vendor të Bashkisë Tiranë, përsa i përket numrit të kateve dhe 100% e ketyre lejeve të pambështetura në ligj, rezultojnë me shkelje të distancave të parashikuara nga rregulloret e Ligjit të Planifikimit, e cila në terma praktikë do të thotë cënim i të drejtës për zhvillim të kufitarëve, si edhe cënim i pronës publike.

AKPT njofton se i ka kërkuar vazhdimisht informacion nga Bashkia e Tiranës dhe Kryetari i saj lidhur me botimet në Regjistrin e Planifikimit, por pa përgjigje por nuk ka patur deri më sot asnjë reagim konstruktiv prej tyre.

"Shumë më pozitive shfaqet gjendja në Bashkinë e Mamurrasit, ku ka filluar gjithashtu procesi i hartimit të Studimeve Urbane pjesore, dhe ku dukshëm ka përpjekje për të respektuar parimet e informimit dhe të transparencës, nëpërmjet botimeve në regjistër.
Përsa i përket Lejeve zhvillimore të dhëna nga bashki të tjera në vend,nga botimet në regjistër konstatojmë se ka shkelje të lartësisë së lejuar të objekteve dheshkelje të distancave nga kufiri i pronës si edhe objektet fqinje.
Për të gjitha rastet e konstatuara me shkelje AKPT ka informuar Njësitë Vendore përkatëse me qëllim korigjimin e shkeljeve." tha me tej Greca. /albeu.com/
Shtuar më 26/08/2014, ora 16:31
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori