Bashkia e Tiranës nuk ka rritur taksat
Pëlqej
Abonohu për lajmet me e-mail:
E-maili juaj:      Tani, kontrolloni e-mailin tuaj dhe konfirmoni abonimin!
Bashkia e Tiranës ka reaguar në lidhje me akuzat e hedhura nga kryesocialisti Rama se në Tiranë janë rritur taksat. Në një deklaratë për mediat bashkia sqaron se në Tiranë nuk ka pasur rritje taksash, por dyfishim të mbledhjes së tyre.

“Është për të ardhur keq që z. Rama ka zgjedhur të risjellë konfliktin politik në qytetin e Tiranës. Për ti qartësuar faktet që në krye të herës, në Bashkinë e Tiranës nuk ka patur asnjë rritje taksash. Këshilli Bashkiak nuk ka miratuar asnjë vendim te tillë. Kryetari i Bashkisë është kategorikisht kundër rritjes së taksave dhe qytetarët janë të vetëdijshëm për këtë. Ajo çfarë ka ndodhur në Tiranë është dyfishim i mbledhjes së taksave, çka do të thotë se qytetarët kanë tashmë besim tek administrata e Bashkisë, se pavarësisht pozicionit apo interesit politik çdokush do të trajtohet i barabartë para ligjit dhe do të paguajë atë që i takon sipas ligjit”, thuhet në reagim.

Bashkia deklaron se ka eliminuar dhe reduktuar 60 tarifa dhe taksa duke e bërë më të lehtë hapjen dhe zhvillimin e një biznesi. /albeu.com/

Shtuar më 17/04/2012, ora 19:40
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori