Bashkimi Europian sulmon Facebook, ja ç'ka ndodhur
Pëlqej
Facebook duhet të respektojë deri në fund të vitit kërkesën për transparencë në lidhje me kushtet e përdorimit dhe të shërbimeve që do t’u ofrojë përdoruesve, ose Komuniteti Europian do t’u kërkojë autoriteteve për mbrojtjen e konsumatorit të ndërhyjnë me sanksione.

Është ky ultimatumi i lançuar nga Komisioni Europian i përfaqësuar nga Vera Jourova, pasi ka konstatuar që, sipas disa investigimeve të bëra shkurtin e kaluar nga Google, Twitter dhe tani edhe nga Airbnb, Facebook është i vetmi që ka vetëm ‘progrese shumë të limituara’.

“Durimi im ka arritur limitet”, ka njoftuar Jourova, ‘ kjo gjë po shkon përpara prej shumë kohësh dhe tani ka ardhur momenti i aksionit konkret dhe jo thjesht premtime’, ndër të tjera nëse ndryshimet e kërkuara nuk do të jenë aktuale brenda fundit të vitit i bëj apel autoritetevekonsumatorit të reagojnë me shpejtësi dhe të vendosin sanksione për shoqërinë’, shkruan Sot.

Në mënyrë të veçantë, Bruxeli kundërshton platformën e termimonologjisë së re të shërbimit të bërë në muajin prill, ‘që ka përmbajtje mashtruese të disa shërbimeve’. /albeu.com/
Shtuar më 21/09/2018, ora 16:25
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori