Bashkimi Europian i ben thirrje Kosoves te permbushe standartet
Pëlqej
Albeu.com
PRISHTINE - Bashkimi Europian i beri thirrje dje Kosoves te perqendrohet ne permbushjen e standarteve, pas emerimit te kryeministrit te ri. PRISHTINE - Bashkimi Europian i beri thirrje dje Kosoves te perqendrohet ne permbushjen e standarteve, pas emerimit te kryeministrit te ri. Vetem nje dite pasi presidenti kosovar, Ibrahim Rugova emeroi si kryeminister Bajram Kosumin, zyrtaret europiane deklaruan se sfida e Kosoves tashme eshte permbushja e standarteve. OKB pritet te vleresoje ne muajin qershor arritjet e Kosoves ne planin e standarteve, gje qe mund t'u hape rruge bisedimeve per statusin. Por, Brukseli deklaroi dje se nese nuk do te punohet seriozisht gjate muajve ne vazhdim, Kosova mund te humbase shansin e hapjes se bisedimeve. Edhe shefi i politikes se jashtme te BE-se, Havier Solana deklaroi ne takimin e fundit te Ministrave te Mbrojtjes te BE-se, ne Luksemburg, se ceshtja e Kosoves eshte delikate dhe me pasoja te rendesishme edhe per mbare rajonin. Per te edhe situata ne federaten serbo-malazeze mbetet burim shqetesimi. Ne fjalen e tij, Solana theksoi se viti 2005 do te jete nje vit shume i rendesishem per te ardhmen e Ballkanit Perendimor. Sipas tij, kahu i pergjithshem eshte pozitiv, por ne pjese te ndryshme te rajonit, situata eshte jo shume e qete dhe e qendrueshme. Per zyrtarin e larte te BE-se dorezimet e fundit ne Hage te disa gjeneraleve serbe, por edhe e ish-kryeministrit te Kosoves Haradinaj, deshmojne se mesazhi i BE-se ndaj ketij rajoni eshte kuptuar drejt. Nderkohe, agjencite kosovare te lajmeve njoftuan dje se jane grumbulluar deri tani 130 mije firma per lirimin e kryeministrit Ramush Haradinaj, gje qe rriti friken dhe shqetesimet per trazira ne Kosove dhe nderprerje te punes per standartet. Ish-kryeministri kosovar u akuzua per krime lufte nga Gjykata e Hages dhe u dorezua atje ne fillim te javes se kaluar. Por, kosovaret nuk e priten mire akuzen e kryeprokurores se gjykates Karla del Ponte dhe protestuan ndaj kesaj akuze. Zyrtaret nderkombetare i kane bere thirrje vazhdimisht Prishtines zyrtare si dhe lidereve kosovare te ruajne qetesine dhe te perpiqen te parandalojne trazirat.
Shtuar më 21/03/2005, ora 21:11
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori