Tokyo2020/ Pritej një tjetër medalje, por Majlinda Kelmendi humb ndeshjen e parë dhe eliminohet

Xhudistja më e suksesshme kosovare, Majlinda Kelmendi është eliminuar herët në Lojërat Olimpike të Tokios.

Kalmendi u mposhtë në ndeshjen e parë nga hungarezja, Reka Pupp.

Majlinda Kelmendi e ka përjetuar rëndë humbjen pasi që është parë duke qarë deri sa po largohej nga arena.

Majlinda erdhi në Tokio si fituese e medjales së artë  olimpike në Rio, garë e organizuar në vitin 2016.


Shtuar 25.07.2021 08:37