Bashkia Tiranës, padi ndaj këshilltarëve të majtë
Bashkia Tiranës depoziton në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor, Tiranë kallëzimin penal për disa anëtarë të Këshillit Bashkiak të Tiranës me akuzën e “Shkatërrimit të pronës” dhe “Kundërshtimi i punonjësit që kryen një detyrë shtetërore ose në shërbim publik”, bazuar në nenet 150 dhe 235 të Kodit Penal.

"Më datë 03.05.2013, një grup personash në bashkëpunim kanë hyrë me forcë në ambientet e Bashkisë së Tiranës, duke kundërshtuar punonjësit e Policisë Bashkiake që ishin duke kryer detyrën e tyre funksionale, sipas nenit 8 të ligjit nr. 8224, datë 15.05.1997 për “Organizimin dhe Funksionimin e Policisë së Bashkisë dhe Komunës” (i ndryshuar).Këta persona, në bashkëpunim kanë shkatërruar derën kryesore të Bashkisë së Tiranës, duke mundësuar hyrjen me forcë në ambientet e institucionit.Në këto kushte, Bashkia Tiranë, bazuar në nenin 281 të Kodit të Procedurës Penale, i është drejtuar institucionit të Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor, Tiranë, për të hetuar në lidhje me këtë rast, në përputhje me përgjegjësitë dhe kompetencat e saj ligjore e kushtetuese" thuhet ne deklaraten e bashkise. /albeu.com/
Shtuar më 06/05/2013, ora 15:54

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori