Bashkia e Tiranës në bashkëpunim me INU ka nisur sot punën për shkatërrimin e 16 bunkerëve në varrezat publike të Sharrës në mënyrë që të
lirohen hapësira. Duke inspektuar punimet, nënkryetari i bashkisë Eno
Bozdo deklaroi se
bashkia po
operon pa
buxhet.
“Inspektuam punimet dhe puna po vazhdon.
Bashkia e Tiranës po
operon pa
buxhet, do të shfrytëzojmë çdo hapësirë, sepse jemi në kushtet e ekstremitetit”, u shpreh
Bozdo.
Nga shkatërrimi i bunkerëve
lirohen rreth 2000 metër katror tokë dhe kjo del vetëm për një periudhë kohe prej 2 muajsh. /albeu.com/
Shtuar më 13/06/2014,
ora 11:37