Bashkia: Rehabilitimin e sheshit “Nënë Tereza” e nisëm ne
Pëlqej
Bashkia e Tiranës përmes një deklarate për mediat njoftoi sot se projekti për rehabilitimin e sheshit "Nënë Tereza" është hartuar nga Bashkia në 2012-n dhe po zbatohet me fondet e saj. Bashkia njoftoi se ky projekt është miratuar nga Instituti i Monumenteve të Kulturës.

"Në përfundim të këtij projekti, qytetarët e Tiranës do të kenë një hapësirë moderne dhe europiane në shërbim të tyre, të denjë për një kryeqytet europian", thuhet në deklaratën e Bashkisë.

Deklarata për shtyp e Bashkisë vjen fill pas inspektimit të punimeve që bëri sot ministrja e Kulturës. /albeu.com/
Shtuar më 16/08/2014, ora 16:32
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori