Bashkia reagon për parkun: Keqardhje, duan vetëm show mediatik
Bashkia e Tiranës kishte shoqërinë civile për të diskutuar mbi detajet e projektit të parkut të lodrave tek Liqeni. Një pjesë e tyre u larguan nga takimi me nënkryetarin e Bashkisë, Arbian Mazniku, pasi i kërkuan edhe një herë pezullimin e projektit dhe nisjen e procedurës së këshillimit me publikun.

"Bashkia e Tiranës ftoi për të disatën herë sot në orën 11.00, në sallën e Këshillit Bashkiak, të gjitha shoqatat mjedisore, organizata të ndryshme apo edhe persona të interesuar për t’u njohur deri në detaje mbi projektin e këndit të lojërave për fëmijë te Parku i Liqenit, duke qenë e bindur se vetëm diskutimi dhe debatimi i jep zgjidhje keqkuptimeve për këtë çështje.

Gjatë gjithë kësaj kohe, Bashkia e Tiranës ka shprehur gatishmërinë e saj për të komunikuar, informuar, debatuar e dëgjuar me të interesuarit realë për projektin e këndit të lojërave për fëmijë.

Por, pas veprimit të sotëm të disa të pranishmëve, të cilët e braktisën takimin pasi lexuan një deklaratë, vërejmë me keqardhje se qëllimi kryesor i tyre nuk është diskutimi për gjetjen e një zgjidhje, por vetëm show mediatik i këtij grupimi.

Nisur nga kjo, Bashkia e Tiranës shpreh keqardhjen për veprimin e papjekur të disa të pranishmëve, të cilët në mënyrë krejt të pakuptimtë dhe pa asnjë arsye u larguan nga takimi.

Në takimin e sotëm, Bashkia e Tiranës prezantoi disa elementë të rinj të draft-masterplanit për zgjerimin e ParkutLiqenit, në të cilin parashikohet të paktën dyfishimi i sipërfaqes aktuale të ParkutLiqenit Artificial të Tiranës.

Gjithashtu, Bashkia e Tiranës shpreh falenderimin e saj për pjesën tjetër të shoqërisë civile, ambientalistë të njohur nga publiku, të cilët e respektuan thirrjen tonë dhe qëndruan deri në fund të takimit, dhe dëgjuan e diskutuan për këndin e lojërave për fëmijë.

Bashkia e Tiranës mbetet gjithmonë e hapur ndaj kërkesave të atyre grupimeve që janë vërtet të interesuara për të dëgjuar e diskutuar mbi çështje që shqetësojnë opinionin publik", përfundon reagimi për mediat nga Bashkia e Tiranës. /albeu.com/
Shtuar më 10/03/2016, ora 16:20

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori