Bashkia: Rama shpifje dhe akuza politike
Pëlqej
Bashkia e Tiranës ka reaguar lidhur me deklaratën e kryeministrit Edi Rama mbi lejet e ndërtimit në Tiranë.
Përmes një deklarate, Bashkia e Tiranës akuzon Ramën se përmes shpifjeve dhe akuzave politike po fsheh bllokimin që vetë u ka bërë një numri të madh projektesh, që janë të lidhura drejtëpërdrejt me interesat e qytetarëve.

"Edi Rama, njeriu që betonizoi mbi 65 mijë metra katrorë lulishte në zemër të Tiranës vetëm në 4 vitet e tij të fundit si kryebashkiak hapi edhe sot gjirizin e shpifjeve dhe sulmeve kundër Bashkisë së Tiranës.
Në vend të mashtrimeve që nuk i ha me askush, kryekarikatura e keqqeverisjes duhet t’i përgjigjet qytetarëve të Tiranës se pse ka bllokuar projektin e bulevardit të ri, ku përfshihen 7 parqe me mbi 300 mijë metra katrorë gjelbërim për kryeqytetasit dhe gjithë vizitorët e tij? Pse ka bllokuar garancinë sovrane për ndërtimin e tramit, projekti i të cilit është gati? Pse bllokon projektin e stacionit multimodal të pasagjerëve i cili pakëson ndotjen e ajrit në Tiranë me 6 ton gaz karbonik më pak në ditë?
Të gjitha këto projekte u shërbejnë interesave të qytetarëve pa dallim, por Edi Rama i bllokon sepse para tyre ai ka vënë si përherë interesat e tij dhe sekserëve të tij." thuhet ne reagimin e bashkise. /albeu.com/
Shtuar më 23/08/2014, ora 16:24
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori