Bashkia e Tiranës publikon aktivitetet për "Ditën e Verës", mos guxoni të dilni me makinë!
Tirana do të festojë nesër "Ditën e Verës", teksa në këtë ditë Bashkia e Tiranës ka publikuar dhe aktivitet që do të zvhillohen për grupmosha të ndryshme.

Gjithashtu Bashkia ka njoftuar se nga sot, në mesnatë dhe gjatë gjithë ditës së nesërme, do të ndalohet qarkullimi i automjeteve në segmentin e Bulevardit “Dëshmorët e Kombit”, nga kryqëzimi i Hotel Dajtit deri te korpusi i ministrive.

Po ashtu, do te kufizohet qarkullimi edhe ne Rr. Pjetër Bogdani segmenti Vaso Pasha – Ibrahim Rugova, në Rr. Brigada VIII segmenti Vaso Pasha – Ibrahim Rugova dhe Sheshi Nënë Tereza.
Qarkullimi i automjeteve, mjeteve të emergjencës dhe Policisë së Shtetit do të bëhet si më poshtë:

• Tek ura që lidh bulevardin “Dëshmorët e Kombit” me bulevardin “Bajram Curri” dhe “Zhan D’Ark”, lëvizja e mjeteve nga sheshi Nënë Tereza – Ura e madhe do të jetë me drejtim majtas në urën e Lanës.

• Përsa i përket bllokimit të Rr. Pjetër Bogdani dhe Rr. Brigada VIII segmentit Vaso Pasha – Ibrahim Rugova, qarkullimi do të bëhet në rrugët Vaso Pasha – Ibrahim Rugova.

• Përsa i përket bllokimit Sheshi Nënë Tereza, qarkullimi do të bëhet në rrugët Lek Dukagjini dhe Abdyl Frashëri.

• Në kryqëzimin e rrugës “Myslym Shyri” me rrugën “Ibrahim Rugova”, drejtim i detyruar djathtas.

• Mjetet e transportit publik në rrugën “Ibrahim Rugova” do të devijohen në unazën e mesme nëpërmjet urës tek Taivan. Festa do të nisë në orën 09:00 me inaugurimin e Pazarit të Ri, ndërkohë që do të ketë aktivitet të ndryshme dhe në zonën e Ish-Bllokut, në Bulevardin.

Axhenda e aktiviteteve të Organizuara nga Bashkia e Tiranës

PAZARI I RI

1. Përurimi i Pazarit të Ri – Ora 09:00
2. Aktivitete për fëmijë dhe të rritur. Ora 10:00-13:00
-Këndi i Fëmijëve Piktor
-Numra Baleti klasik për fëmijë
-Këngëtar të muzikës së lehte moderne
-Instrumentistë
-Këngëtar të muzikës folk
3. Teatri i Operas dhe Baletit- Performancë Ansambli i Fëmijëve dhe të Rriturit- Ora 12:35-13:00
4. Koncert Live te Pazari I Ri: Ora 19:00-22:00
-Kuartet Harqesh
-Marsela Çibukaj
-Lindi Islami dhe Venera Lumani
-DJ

BULEVARDI DËSHMORËT E KOMBIT

1. 2400 të rinj dhe qytetarë në një Flash Mob të dancit sportiv- ( Bulevardi nga Ministria e Brendshme deri në fillim të ish-Hotel Dajtit) Ora 10:00.
2. Koncert Vodafone me këngëtarë komercial- Përballë ish Hotel Dajtit. Në mes te Bulevardit “Dëshmorët e Kombit” Ora 11:00
3.Ministria e Brendshme, Panairi i Policisë, : Tek sheshi që përfshin nga Ministria e Brendshme deri në fund të Galerisë se Arteve (pjesa ku kufizohet me Hotel Dajtin).
4.Cirku Kombëtar- Lulishtja tek sheshi “Skënderbej”, ora 11:00-12:00
5. Këndi i lojërave për fëmijë Vodafone ( Ad.sheshi i gjelbër tek Taiëan)
6. Aktivitete sportive me fëmijë- Midis Ministrisë së Ekonomisë dhe Parkut Rinia.
7. Panairi i shkollave profesionale.

BLLOK

1.Street Party 2017 Koncert Telekom
Skena 1-( Rr.Pjetër Bogdani skenë e vendosur tek Coko Bar me pamje nga Ëhiskey Bar) Ora 12:00- 00:00
Skena 2- ( Rr.Brigada VIII, skenë e vendosur në krah të Pepper Longue me pamje nga Sky Toëer) Ora 12:00-00:00
2. Vodafone Koncert me DJ- Trotuari në krah të dyqanit Vodafone. Ora 15:00-00:00

SHESHI NËNË TEREZA

1.Summer On Koncert ( Ad.Kolonat,sheshi “Italia”) Ora 11:00- 00:00
2.Panairi i Biznesit.

PIRAMIDA

1.VIZart, Bienalja e 2-të Ndërkombëtare e Akuarelit Ora 10:00

LIQENI ARTIFICIAL

1.Aktivitete me fëmijët e sporte.
2. Dj Muzike në Parkun e Liqenit Artificial ( Ad.Tek aneksi i digës)
3. Në liqen për argëtim , ( Varka, skaf,kanoe, për demostrim nga profesionistët) Ora 10:00
4. Në hapësirat e Parkut. ( Këndi i piktorëve,oaz i lojërave për fëmijë,aktivitete në fushat e sportit,kënd fotografish,libraria e liqenit të hapur,kënd i barbekysë,panairi i artizanëve) Ora 10:00 dhe në vazhdim.
5. Koncert Festiv – Skena e Amfiteatrit, Ora 11:00
6. Parada me veshje karnavalesh- (Nisja nga fundi i digës-finishi kryqëzimi i digës.) Ora 12:00
7. Teatri i Kukullave- Liqeni Artificial
8. Tirana Art Fest – ( Ad. Skena e amfiteatrit te Liqeni ) Ora 15:00


Shtuar më 13/03/2017, ora 10:38

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori