Bashkia pezullon 67 ndërtime pa leje
Bashkia e Tiranës njoftoi sot pezullimin e një numri të konsiderueshëm ndërtimesh pa leje. Bashkia e Tiranës ka evidentuar dhe më pas pezulluar në total 67 ndërtime pa leje.

Zëdhënësja e Bashkisë në një konferencë për shtyp u bëri thirrje qytetarëve të kryeqytetit që të distancohen dhe të denoncojnë rastet e ndërtimeve pa leje.

“Mos ndërtoni pa leje, nuk do të tolerohen, në çdo rast përgjegjësit do të ballafaqohen me ligjin”- tha zëdhënësja e Bashkisë.

Bashkia ka vënë në dispozicion të çdo kujt edhe një numër telefoni ku mund të denoncohen të gjitha rastet e ndërtimeve pa leje, 2419465. /albeu.com/
Shtuar më 02/08/2011, ora 13:27
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori