Bashkia përplaset me policinë për ngritjen e platformave festive
Policia e Shtetit përplaset me punonjësit e Bashkisë së Tiranës për ngritjen e platformave festive dhe vendosjen e banerave nga ana e bashkisë me rastin e festës së Ditës së Verës. Policia nuk ka lejuar punonjësit e bashkisë të vendosë tenda në bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit’. Sipas Bashkisë së Tiranës, policia ka shoqëruar 2 punonjës të Policisë Bashkiake ndaj të cilëve është ushtruar edhe dhunë fizike.

‘Incident i paprecedent. Forcat e ndërhyrjes së Shpejtë dhe Policia e Shtetit dhunë fizike dhe fyerje ndaj punonjësve të policisë bashkiake. Thirrje Ministrit të Brendshëm dhe kryeministrit antiligj të kthejnë pas urdhrin e tyre për të ushtruar dhunë dhe terror ndaj punonjësve të bashkisë, të cilët janë në mbrojtje të ligjit, ndryshe do të mbajnë përgjegjësi ligjore. Policia e Shtetit të dalë mbi urdhrat partiakë pa qenë vonë’- thuhet në njoftimin e Bashkisë.

Ndërkohë rreth orës 09:00, punonjësit e Bashkisë kanë nisur punën për ngritjen e një platformeme që do të shërbejë si pistë vallëzimi në sheshin “Vëllezërit Frashëri, përballë piramidës.
Shtuar më 14/03/2014, ora 10:40

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori