Formula 1/ Leclerc triumfon në Bahrein, Hamilton dhe Verstappen për “faqe të zezë”

Formula 1 ka filluar sezonin e ri 2022 me çmimin e madh të Bahreinit. Surpriza në trumf dhe në renditje do të dhuronte kjo garë, teksa Laclerc arrin të marrë çminim e madh në Bahrein, ndërsa Lewis Hamilton dhe Red Bull kanë surprizuar me pozicionimin e tyre.

Një dominim total i Ferrarit në garën e parë me Charles Leclerc që e mbylli garën aty ku edhe e nisi. Vendi i dytë për shokun e tij të skuadrës, Carlos Sainz, ndërsa në shkallën më të ulët të podiumit u vendos Lewis Hamilton.

Një garë për t’u harruar për dy pilotët e Red Bull, Max Vertappen dhe Sergio Perez që nuk arritën dot të mbyllnin garën./ h.ll/albeu.com


Shtuar 20.03.2022 19:09