Bashkia e Tiranës ka filluar aksionin me njëherë pas ardhjes së kryetarit të ri. Rreth 28 ndërtime pa
leje janë bllokuar sot nga policia e
bashkiake.
Bashkia e Tiranës ka ndërmarrë një operacion në të gjitha njësit në kryeqytet për bllokimin e ndërtimeve pa
leje.
Në një deklaratë për shtyp
Bashkia e Tiranës thekson se gjatë kontrollit të ushtruar në 24 orët e fundit, gjithashtu janë zbuluar edhe 76
subjekte tregtare të paregjistruara si dhe 34
subjekte, që nuk kishin paguar hapësirën publike dhe ndaj tyre u morën masat ligjore.
Gjithashtu policia
bashkiake ka bllokuar edhe 19 automjete të parkuara në mënyrë të kundraligjshme si dhe mori masa, për sigurimin e qetësisë në disa ambiente në kryeqytet, që vuanin nga ndotja akustike, kryesisht në zonën e ish-Bllokut.
Sipas Bashkisë së Tiranës pas publikimit të numrit të telefonit, qytetarët e Tiranës kanë bashkëpunuar me Policinë
Bashkiake dhe kanë bërë me dhjetëra denoncime. /albeu.com/
Shtuar më 04/08/2011,
ora 13:46