Bashkia ndërton lojëra për fëmijët me aftësi të kufizuara
Pëlqej
Gjithnjë e më shumë Tirana po shndërrohet në qytetin e shanseve dhe të mundësive për të gjithë, ku askush nuk ndihet i diferencuar.

Ndërmarrjet e Bashkisë së Tiranës kanë instaluar në Këndin e Lojërave në kryeqytet në Parkun e Madh të Liqenit Artificial module lojërash edhe për fëmijët me aftësikufizuara.

“Jam shumë i lumtur, që Parkut të Madh të Liqenit, sapo i shtuam lisharësen ku mund të luajnë edhe engjëjt tanë me aftësikufizuara. Në Tiranë, askush nuk është i diferencuar”, shkruan në Facebook, kryebashkiaku Erion Veliaj.

Parku i Liqenit Artificial nuk është i vetmi i cili ka module lojërash për fëmijët me aftësikufizuara.

Pak kohë më parë, Bashkia e Tiranës ndërtoi një kënd të ri lojërash në Kombinat, i cili i shërben të gjithë fëmijëve të zonës, por më së shumti fëmijëve me aftësi ndryshe, edhe për shkak të infrastrukturës speciale me të cilën është ndërtuar. /albeu.com/
Shtuar më 09/11/2017, ora 16:39

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori