ZYRTARE/ Juve-Atalanta, finalja e Kupës së Italisë luhet me tifozë, ja sa do jenë

Finalja e Kupës së Italisë, që do të luhet në “Mapei Stadiumin” të Reggio Emilia, të mërkurën e ardhshme, u prezantua këtë mëngjes në sallën ‘tricolore’ të Komunës në fjalë. Juventusi dhe Atalanta do të diskutojnë finalen e 73-të të këtij kompeticioni, e para që nuk luhet në Romë që nga viti 2008. Starti do të jetë në orën 21:00 dhe ndeshja do të transmetohet drejtpërdrejt në “Rai 1”. Kjo do të jetë e para ndeshje futbolli me publik, në fakt, pas shpërthimit të pandemisë së koronavirusit në mars 2020.

“Mapei Stadium” do të jetë 20% i mbushur, pra do të ketë 4.300 tifozë. Një hap i rëndësishëm drejt normalitetit. 150 nga të pranishmit do të ftohen nga ASL i Reggio Emilia, midis vullnetarëve që luftuan dhe po luftojnë kundër Covid-19. Për “Lega Serie A” foli drejtori Luigi De Siervo:

“Ne e shikojmë të ardhmen me optimizëm, duke filluar nga këtu. Shpresojmë t’iu kthehemi stadiumeve me tifozë në mënyrë të rregullt dhe në përputhje me rregullat. Do të jetë një aplikacion në dispozicion, në të cilin mund të regjistroheni paraprakisht për në finale dhe të keni biletën tuaj.

Për të hyrë do t’ju duhet vetëm një test antigjenik në 48 orët para fillimit të ndeshjes (ose çertifikata e vaksinimit). Kjo finale do të jetë një provë se si mund të kthehemi te tifozët në përputhje me rregullat në mjediset sportive”.Edhe pë rata që do ta përcjellin duelin nga televizionet është meduar.

Plor 30 kamera do të fiksojnë gjithçka. Qëllimi është të mposhtet rekordi i 10.2 milionë spektatorëve, që panë finalen e fundit (17 qershor 2020) midis Napolit dhe Juventusit. Edhe në atë ndeshje u përdorën të gjitha mjetet e mundshme teknologjike. Edhe mesjavën e ardhshme do të jenë në punë 30 kamera, që nga ato në dhomën e zhveshjes, deri te droni, për të përcjellë të gjitha detajet. Vetëm klasiket spanjolle midis Realit dhe Barcelonës ka një mbulim të ngjashëm në nivelin e kamerave.


Shtuar 13.05.2021 16:39