Temperaturat e larta të verës kanë vene Bashkinë e kryeqytetit në aksion duke ushtruar kontrolle
higjeno-sanitare, në
tregjet e Tiranës, nisur nga risqet që mund të hasin konsumatorët.
Inspektorët e Bashkisë lëshuan disa akt-kontrolle, morën mostra
ushqimore për analizë dhe ndërgjegjësuan tregtarët dhe qytetarët, lidhur me masat që duhen marrë, për të shmangur infeksionet apo helmimet me prejardhje
ushqimore.
Kontrolli dhe mbikëqyrja u krye në
tregjet e “Uzinës Dinamo” dhe tek tregu i prodhimit të mishit, pranë sheshit “Avni Rustemi”.
Inspektorët kanë kërkuar nga tregtarët, respektimin e kushteve
higjeno-sanitare të ushqimeve, kryesisht atyre me bazë shtazore, si qumështi, mishi dhe peshku dhe kërkuan plotësimin e standardeve të zinxhirit ftohës të produkteve. /albeu.com/
Shtuar më 09/08/2011,
ora 15:14