Sulmuesi i Liverpoolit, Sadio Mane njihet për natyrën e tij të qetë dhe është një nga ata që “milionat” dhe “fama” nuk e kanë ndryshuar aspak.
“Pse më duhen 10 Ferrari, 20 ora diamanti ose dy aeroplanë. Çfarë do të bëjnë këto objekte për mua dhe botën? Kam ndërtuar shkolla, një stadium, kam dhuruar rroba, këpucë dhe ushqim për njerëzit në varfëri të skajshme. Unë nuk kam pasur arsim dhe shumë gjëra të tjera, por sot me atë që fitoj falë futbollit, unë mund t’i ndihmoj njerëzit e mi”, kishte thënë Mane në një deklaratë.
Më poshtë i paraqesim 10 momentet humane të Sadio Manes, shkruan Indeksonline.
Dhuroi 45.000 euro për koronavirusin
Sadio Mane ka dhuruar 45.000 euro për të ndihmuar Senegalin në luftën kundër koronavirusit.
Ndërtoi një spital, xhami, stadium dhe një shkollë në fshatin e tij në Bamballi
Mane ka paguar për të ndërtuar një spital, një xhami dhe një stadium sportiv në fshatin ku ai u rrit, ndërsa ai gjithashtu dhuroi 275,000 euro për të ndihmuar në ndërtimin e një shkolle. Dhe ai viziton rregullisht për të kontrolluar përparimin e tyre. Ai gjithashtu i jep secilës familje në fshatin e tij 75 euro çdo muaj.
Kërkimfalja për Ederson
Në shtator të vitit 2017 Mane e kishte lënduar portierin e Manchester Cityt, Ederson derisa më pas kishte kërkuar falje publike për këtë edhe pse ishte aksidentale.
I dhuroi fanellën një djali që ruan topin në stadium
Liverpooli kishte mundur Chelsean në Superkupën e Evropës në vitin 2019 ku Mane shënoi dy herë dhe u zgjodh lojtari i ndeshjes. Ai thirri një djalë që ruan topin dhe ia dhuroi fanellën para se t’i jepte një përqafim të madh.
Ndihmoi stafin për të bartur ujin
Një gjest i thjeshtë por klasor. Ndërsa Mane u largua nga Senegali, pasi arriti në stadium për një ndeshje, ai pa që stafi i tij po transferonte pajisje. Shumë lojtarë do ta kishin injoruar atë dhe thjesht do të hynin në dhomën e zhveshjes për t’u përgatitur për lojën e tyre, por Mane ndaloi dhe kap dy kuti uji.
E fton tifozin në autobus
Derisa ishte në autobus me Kombëtaren, Mane vuri re një fanellë të Liverpoolit që mbante emrin dhe numrin e tij. Ai e ftoi në autobus dhe bëri disa fotografi me të.
Pastrimi i tualeteve të xhamisë në Liverpool
Në shtator të vitit 2018 Mane shënoi në fitoren 2-1 të Liverpoolit ndaj Leicester. Disa orë më vonë ai u pa duke ndihmuar në pastrimin e tualeteve në një xhami në qytet.
Mane e këshilloi Deeney të kujdeset për Sarr
Pas një ndeshje të Liverpoolit kundër Ëatford, Mane e këshilloi veteranin Troy Deeney që të kujdeset për bashkombasin e tij të ri, Ismail Sarr që të rritet në karrierë.
Gazetari i BBC shpjegon karakterin e tij
Gazetari i BBC, Hughes ka treguar se Mane ka një karakter ndryshe kur jep intervistat pas ndeshjes. Ai ka thënë se kur e lavdëron, Mane përpiqet që t’i shmanget kësaj.
Ai mban në dorë një fëmijë
Për fund mund të jetë më e mira. Së pari, të shkosh në një market me veshje tradicionale meriton rrespekt. Por, të mbash në dorë një fëmij të huaj dhe të pozosh me të është e shkëlqyer.