Bashkia e Tiranës rehabiliton Unazën, si është transformuar (VIDEO)
Këto ditë, qytetarët që udhëtojnë përmes Unazës së vjetër të kryeqytetit kanë parë një transformim të madh të saj.

Falë ndërhyrjes së Bashkisë së Tiranës gjatë verës, është bërë i mundur rehabilitimi i gjurmës së Unazës së Mesme me qëllim përmirësimin e sistemit të qarkullimit për automjetet dhe shtimin e korsive për biçikleta.

Përmes këtij investimi është ndërhyrë në disa segmente të Unazës për përmirësimin e qarkullimit të automjeteve veçanërisht në kryqëzime, duke realizuar korsi të dedikuar për biçikleta përgjatë bulevardit ”Zhan D’Ark” dhe bulevardit ”Gjergj Fishta”, si dhe duke riasfaltuar segmentet e amortizuara të Unazës së Mesme.

Ky projekt ka sjellë për kryeqytetin edhe një revolucion në mënyrën e transportit publik. Duke filluar nga Brryli, te Ministria e Jashtme e deri te “Vasil Shanto”, pjesa e korsisë së lumit të Lanës, do të jetë e dedikuar për biçikleta, ndërsa pjesa tjetër për transportin publik dhe makinat private. Autobusi do të ketë korsi të dedikuar duke inkurajuar në këtë mënyrë transportin alternativ.

Shtuar më 03/11/2018, ora 10:00
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori