Bashkia e Tiranës: Projekti aktual nuk cënon pronën publike
Pëlqej
Bashkia e Tiranës reagon sërish ndaj akuzave të Partisë Socialiste lidhur me betonizimin e Parkut të Liqenit. Nëpermjet një deklaratë për mediat bashkia shprehet se projekti aktual nuk prek asnjë centimetër pronë publike.

Projekti aktual nuk prek asnjë centimetër të parkut të Liqenit, por ruan kompleksin e pishinave dhe kompleksin sportiv si dhe kthen 20 mijë metra katrorë nga pronë private në hapësira publike, në përputhje me rregullat e planit urban të Tiranës”, thuhet në deklaratën e Bashkisë së Tiranës. /albeu.com/
Shtuar më 22/08/2014, ora 15:06
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori