Bashkia e Tiranës në terren edhe për festa, finalizohet një rrjet i ri ujësjellësi
foto ilustruese
Ndonëse jemi në një periudhë festash, dhe të gjithë nxitojnë për të bërë blerjet e fundit për natën e ndërrimit të viteve dhe dhuratat për miqtë, Bashkia e Tiranës po vijon punën për t’i ofruar banorëve shërbime sa më cilësore.

Punonjësit e Ujësjellës Kanalizimeve të Tiranës, kanë finalizuar një tjetër investim në rrjetin ujësjellës, duke shënuar një hop cilësor në përmirësimin e shërbimit ndaj qytetarëve.

Falë këtij investimi, linja e re e shpërndarjes së ujit të pijshëm i jep zgjidhje problematikave dhe shërbimit në zonën e Yzberishtit në kryeqytet, në rrugën “3 Dëshmorët”./
Shtuar më 30/12/2018, ora 12:48

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori