Bashkia e Tiranës: Hapsirat publike do ti kthehen qytetarëve
Florenc Hoxha - Drejtori i Policise Bashkiake
Vazhdon aksioni i Policisë Bashkiake në Tiranë për çlirimin e hapsirave publike nga bizneset. Këtë radhë punonjësit e bashkisë janë vendosur në rrugën ‘Qemal Stafa’ deri te ‘Pazari i Ri’, për lirimin e këtyre hapsirave.

Kjo është një nga rruget më problematike të Tiranës përsa i përket zënies së trotuareve dhe hapësirave publike.

Kreu i policisë bashkiake, Florenc Hoxha deklaroi se kjo polici është e vendosur të zbatojë me rigorozitet ligjin dhe se aksioni do të shtrihej edhe në zona të tjera të Tiranes.

“Gjithë ky aks do lirohet dhe qytetarët do kenë mundësi ta zhfrytëzojnë atë plotesisht”, është shprehur ai për mediat./albeu.com/
Shtuar më 02/11/2011, ora 13:09
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori