Bashkia e Tiranës e vendosur t’u shërbejë qytetarëve të saj
Pëlqej
Bashkia e Tiranës përmes një deklaratë për mediat ka akuzuar sot qeverinë se ka bllokuar për gjysmë viti buxhetin, shpronësimet për varrezat, investimet e reja për çerdhet, kopshtet dhe shkollat.

“Qytetarët e Tiranës duan të dinë se kush e urdhëron bllokimin e bulevardit të ri të Tiranës dhe të terminalit multimodal të pasagjerëve, investimet strategjike dhe mijëra vende pune për qytetarët, apo qeveria bënë luftë politike para interesave të qytetarëve. Bashkia e Tiranës është e vendosur të vazhdojë çdo ditë luftën dhe përpjekjet për t’u shërbyer qytetarëve pa dallim dhe interesave të tyre, për një Tiranë më të mire” thuhet ne deklaraten e bashkise.

Deklarata erdhi menjëherë pas deklaratës së Partise Socialiste që kërkoi sërish sot që kryetari i bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha, të japë dorëheqjen, pasi nuk ka lënë asnjë gjurmë pune në kryeqytet. /albeu.com/
Shtuar më 18/08/2014, ora 15:50
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori