Bashkia e Tiranes: Do protestojme per te mbrojtur biznesin e vogel
Albeu.com
Bashkia e Tiranës ka reaguar menjëherë pas deklaratave të zëdhënëses së PD-së Erla Mëhilli cila theksoi sot se zhvillimi i Tiranës do të ecë vetëm nëse largohet kreu i saj Edi Rama.Zëdhënësja e bashkisë së Tiranës, Joana Bushi në një konferencë për shtyp theksoi se bashkia ndihen keqardhje për zëdhënësen e qeverisë dhe qeverinë e Sali Berishës, që e vetmja punë që dinë të bëjnë është të shajnë opozitën dhe qeverisjen vendore të saj në Tiranë dhe jo vetëm.
"Megjithatë, jo për hir të replikës me ata që dinë vetëm të shajnë e të shpifin, por për hir të publikut e të banorëve të kryeqytetit, Bashkia e Tiranës informon se të ishte për buxhetin e qeverisë, nuk do të kryenim dot as shërbimin e pastrimit e jo më investimet në gjithë Tiranën, ashtu sikundër informojmë se nuk mund të flasë për buxhetin e Tiranës kjo qeveri që po e mbyt biznesin e vogël me taksa e tatime të shumëfishta, për të cilat ne së shpejti do të protestojmë, së bashku me të gjitha bashkitë simotra" tha Bushi e cila shtoi se janë qytetarët e Tiranës që e mbajnë buxhetin e Bashkisë me kontributet e tyre dhe është bashkia që sëbashku me ta po e transformojmë Tiranën në çdo bllok, pavarësisht atyre që qeverisin duke sharë dhe shajnë se s'dinë të qeverisin.
Shtuar më 02/02/2010, ora 01:18
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori