Bashkia e Koçës shpërndan dhurata për fëmijët jetim
Bashkia e Korcës ka shpërndarë sot ndihma dhe dhurata për fëmijët jetim në Shtëpinë e Foshnjes,”Lulet e vogla” në këtë qytet. Së paku 20 fëmijë nga 0 në 7 vjec kanë marrë dhurata dhe lodra të ndryshme për të luajtur në ambjentet e shtëpisë.

Nënkryetari i bashkisë së qytetit juglindor, Sotiraq Filo tha se këta fëmijë sot nuk ndjejnë ngrohtësinë prindërore për arsye të ndryshme, ndaj kanë më tepër nevojë për më tepër vëmendje dhe dashuri. Sipas Filos, Bashkia e Korcës edhe pse me një buxhet të kufizuar, u është gjendur pranë këtyre fëmijëve në një ditë feste. /albeu.com/
Shtuar më 20/05/2012, ora 15:38

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori