Bashkia e Hasit shpall qytetar nderi njeriun që qëlloi me armë Azem Hajdarin
Pëlqej
Këshilli Bashkiak i Hasit ka shpallur qytetar nderi Gafurr Mazerkun i cili qëlloi me armë kundër deputetit demokrat Azem Hajdari duke e plagosur rëndë atë. Për ketë veprim ai është denuar nga Gjykatat Shqiptare.

Me 13 vota pro dhe një abstenim, Këshilli ka miratuar dhënjen e titullit për Mazrekun.

Deputeti demokrat i Kukësit Flamur Noka kishte paralajmëruar para pak ditësh këtë veprim të këshilltarëve të majtë të Hasit.

Ja deklarata e plotë e Nokës:

Dy dekada pas atentatit brenda në Parlament kundër Azem Hajdarit, atentatori, deputeti i Partisë Socialiste në atë kohë, Gafurr Mazreku propozohet nga Edi Rama per t’i dhënë titullin “Qytetar Nderi”.

Partia Demokratike disponon propozimin që Kryetari i Bashkisë së Hasit i ka bërë Këshillit Bashkiak për të nderuar një vrasës si Gafurr Mazreku me titullin më të lartë që mund të japë pushteti lokal.

Nderimi i një deputeti që ka përdorur armën brenda sallës së Parlamentit kundër Azem Hajdarit është modeli që Edi Rama ka ndjekur që kur ka ardhur në pushtet.

Është modeli që nderon dhe i jep pushtet kriminelëve në parlament, qeveri dhe bashki, siç është rasti i Elvis Roshit, Mark Frrokut, Arben Ndokës dhe të tjerëve si ata.

Është modeli që mbron krimin të lidhur me qeverinë, siç është rasti i Saimir Tahirit dhe Agron e Fatmir Xhafës.

Mbledhja e Këshillit Bashkiak është parashikuar për të hënën, prandaj ne i bëjmë sot thirrje Edi Ramës të tërhiqet nga ky vendim skandaloz që vret për herë të dytë Liderin e Lëvizjes së Dhjetorit Azem Hajdari.
Shtuar më 18/06/2018, ora 13:05
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori