Bashkia e Durrësit u jep njoftimin e rëndësishëm banorëve: Hapni dyert e largohuni nga banesa!
Banorët e Durrësit nëse në orën 10:00 deri në orën 17:00 duhet të lënë dyert hapur dhe të largohen nga banesat e tyre.

Ky është njoftimi i bërë nga Bashkia e Durrësit për shkak se pritet të kryhet një shpërthim i kontrolluar i një pallati 9 katësh në lagjen nr. 5 në Durrës.

Njoftimi i plotë:

Inspektorati i Mbrojtjes së Territorit dhe forcat xheniere të ushtrisë Ministria e Mbrojtjes Tiranë kanë planifikuar plasjen me shpërthim të kontrolluar të kafazit të ashensorit të pallatit 9 katësh në lagjen 5, rruga “Hysen Myshketa”.

Në këto kushte njoftojmë bizneset dhe banorët e pallateve përreth që në datën 24 nëntor 2020, nga ora 10.00 deri në orën 17.00, të marrin masa për të lënë të hapura dyert dhe dritaret, të ulin në tokë pajisjet elektronike dhe çdo pajisje tjetër që e shikojnë të arsyeshme si dhe të largohen nga banesat dhe bizneset e tyre” kërkon bashkia e Durrësit.
Shtuar më 23/11/2020, ora 17:03

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori