Detaje, përfundon pjesa e parë e takimit Kosovë-Serbi

Ka përfunduar pjesa e parë e takimit në Uashington të kryeministrit të Kosovës dhe presidentit të Serbisë, Avdullah Hoti dhe Aleksandër Vuçië, lidhur me bashkëpunimin ekonomik mes dy vendeve.

Këshilltari i Presidentit të SHBA për Siguri Kombëtare, Robert O’Brien, th apas takimit se liderët e Kosovës dhe Serbisë janë duke arritur progres.

“Liderët e Serbisë dhe të Kosovës janë duke arritur progres. Diskutimet tona këtë mëngjes janë fokusuar në përforcim të lidhjeve ekonomike dhe në normalizim ekonomik. Në pritje për diskutime të mëtejshme këtë pasdite”, thuhet në postimin e tij.


Shtuar 3.09.2020 17:35