Bashkia, aksion për lirimin e trotuarëve
Deklarata e bërë dy javë më parë nga Bashkia e Tiranës, për lirimin e hapësirave publike, ka nisur të zbatohet sot. Në orët e para të mëngjesit, Policia Bashkiak ka nisur aksionin për lirimin e trotuareve dhe hapësirave publike të zëna në mënyrë të paligjshme nga bizneset, apo tregtarët ambulantë.

Në krye të Tiranës ka qenë kreu i Policisë Bashkiake, Florenc Hoxha. Fillimisht forcat e policisë kanë qenë në zonat e minibashkive Nr. 1 dhe 2. Hoxha tha se Bashkia e Tiranës është e vendosur të zbatojë ligjin.
"Bashkia do t'u kthejë qytetarëve hapësirat e zëna si dhe të krijojë lehtësirat, që qytetarët e Tiranës meritojnë", tha Drejtori i Policisë Bashkiake, Florenc Hoxha.
Aksioni është zhvilluar fillimisht në "Rrugën e Elbasanit". Hoxha u shpreh se do të kalohen të gjitha subjektet në sitë për të parë dokumentacionin dhe për të marrë masat e nevojshme në rast shkeljesh.
"Aksioni do të shtrihet në të gjithë qytetin. Po bëjmë procesverbale dhe konstatime të të gjitha rasteve. Nëse pas këtij kontrolli, pronarët i zënë sërish hapësirat publike, do të merret masa e gjobës", tha ai.
Shtuar më 01/10/2011, ora 12:12
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori