Bashkëshortja e ish-kryeministrit britanik viziton Tiranën
Bashkëshortja e ish-kryeministrit britanik Toni Bler, ka mbërritur sot paradite në kryeqytetin shqiptar, Tiranë. Chery Bler do të marrë pjesë në konferencën me temë “Reforma në Gjyqesor si kusht për integrimin e Shqipërisë në BE”, si një ndër 12 prioritetet e sfidës së integrimit të Shqipërisë në familjen e madhe europiane.

Vizita e zonjës Bler, e cila është këshilltare juridike e Mbretëreshës së Anglisë bëhet pas një ftese private të Universitetit Luarasi, Unionit të Gjyqtareve dhe dhe Qendra Europiane. /albeu.com/
Shtuar më 03/05/2012, ora 09:32

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori