Konflikti banal që shkaktoi masakrën në Ballsh
Ka qenë një konflikt i çastit shkaku që çoi në vrasjen e bashkëshortes dhe kunatës nga Gazment Musta para pak minutash në Ballsh.

Mësohet se Musta sapo ishte kthyer nga emigracioni për festat e fundvitit dhe në shtëpi kishin thirrur kunatën, 18 vjeçaren Merisa Caushaj.

Pasi kanë konsumuar drekën, bashkëshortja e tij është nisur për të shkuar tek prindërit, por kjo ka shkaktuar konflikt mes çiftit dhe në debat e sipër, Musta ka qëlluar fillimisht bashkëshorten me thikë dhe më pas kunatëne tij.

Të dyja ato kanë ndërruar jetën në vend për shkak të plagëve të rënda që kanë marrë.

Autori u arrestua nga policia pas krimit.

"Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi dyshohet se në gjendje të dehur, rreth orës 17.30 në banesën e tij në Ballsh, për motive të dobëta, ka vrarë me thikë bashkëshorten e tij, shtetasen Gentiana Caushaj, 31 vjeçe si edhe motrën e bashkëshortes, shtetasen Merisa Caushaj, 18 vjeçe, të cilat kanë ndërruar jetë në vend", njofton policia.
Shtuar më 02/01/2019, ora 18:33
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori