Bashkëshorti vrasës: Dyshoja se gruaja kishte lidhje me një tjetër
Pëlqej
Të tjera fakte dalin në dritë, pasi kanë kaluar dite nga ngjarja tragjike në qytezën e Urës Vajgurore, ku burri pas torturave të shumta, detyroi gruan të pinte dhe fotoksinë. Ai ka pohuar se gruan e ka vrarë, pasi dyshonte se e tradhëtonte, e ndërsa fotoksinën e kishte pirë vetë nëna e dy fëmijëve, për të shpëtuar nga torturat.

Vrasja në mënyrë makabre e Mimoza Zeqos, ka tronditur banorët e qytezës së Urës Vajgurore. “Bashkëshorten time e vrava, pasi dyshoja se prej disa kohësh kishte lidhje me një person tjetër.

Pasi bëra dashuri me të, e lidha me litar dhe e torturova për 4 orë. Fotoksinën nuk i'a dhashë unë. Ajo e piu për të shpëtuar nga torturat“. Ka qënë kjo deklarata shokuese që ka dhënë gjatë marrjes në pyetje në polici, 45-vjeçari Tomor Zeqo, pas zbardhjes së krimit brenda familjes.

Tomor Zeqo ka treguar me detaje skenën e krimit, ndërsa ka mohuar se e ka detyruar gruan e tij të pijë fotoksinë.
“Pasi bëmë dashuri, unë e pyeta për lidhjen që kishte. Dyshoja që prej disa kohësh, bashkëshortja ime kishte lidhje sentimentale me një person tjetër nga një fshat i Urës Vajgurore.

Pas kësaj, ne nisëm të debatonim ashpër me njëri-tjetrin. Rreth orës 02:00 deri në orën 06:00 të mëngjesit të së martës, unë e kam torturuar Mimozën. E kam lidhur me litar këmbë e duar dhe e kam goditur. Në mëngjes, unë shkova për të hedhur litarët në lumë. Kur u ktheva, ime shoqe më tha: ‘Më dërgo në spital se jam duke vdekur“, ka pohuar Zeqo, citon “GSH”. Më tej ai ka deklaruar se së bashku me një fqinjë, e ka çuar nënën e dy fëmijëve të tij në Spitalin Rajonal të Beratit, ku ajo ndërroi jetë. /albeu.com/
Shtuar më 07/08/2014, ora 09:40
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori