Bashkëshorjtja e Haradinajt bëhet pjesë e grave më të fuqishme në botë, Kryeministri ndihet krenar (FOTO LAJM)

Gruaja e kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinajt ka bërë të ditur se në Samitin e Londrës është vlerësuar me një çmim shumë të rëndësishëm.

Ajo është shpërblyer me çmimin “Phenomenal Global Women”, në “Global Woman Summit 2019” që u mbajt në Londër pak ditë më parë.

Ky ishte një vlerësim shumë i madh për Anitën dhe sigurisht që bashkëshorti i saj kryeministri, Ramush Haradinaj është mjaft krenar për këtë fakt.shkruan /iconstyle/

Nëpërmjet një postimi në Facebook ai ka shprehur vlerësimet e tij duke shkruar se është shumë i lumtur që ka përkrah një grua që nuk dorëzohet asnjëherë.

“Sot, jam tejet i lumtur dhe i nderuar për shpërblimin e “Phenomenal Global Women” në Global Women Summit 2019 në Londër, që fitoi Anita. Nuk ka ndjenjë më të mirë se të kesh pranë një grua të fuqishme, që nuk dorëzohet asnjëherë, e që lufton për të drejtat e grave”, ka shkruar Kryeministri.
Shtuar më 17/07/2019, ora 11:58

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori