Bashkëpunëtor në eliminimin e Eri Zefit, gjykata vendos për Mikel Alian
Gjykata e Lezhës ka lëne ne fuqi vendin e parë të arrestit me burg për Mikel Alinë.

Aliaj shihet si bashkëpunëtor në eliminimin e shokut të tij të ngushtë Eri Zefi, u vetëdorëzua dje në polici. Mikel Alia nuk ka bërë asnjë deklaratë gjatë seancës gjyqësore.

I njohur ndryshe si Gjovalin Alia, ai qëndronte i fshehur në zonën e Fanit në Mirditë dhe u dorëzua mëngjesin e së martës pas negociatave të policisë përmes familjarëve.

Policia dyshon se ishte ai që dorëzoi Eri Zefin tek hasmi duke e nxjerrë nga shtëpia, por Alia e mohon këtë fakt duke dhënë versionin e tij të ngjarjes.


Shtuar më 13/11/2019, ora 11:15

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori