KMSH përkujton Profetin Muhamed (FOTO-LAJM)

Shqipëria është i vetmi vend në Europë, që ka një harmoni dhe bashkëjetesë mes komuniteteve të ndryshme fetare. Kështu u shpreh sot ministri i Mirëqënies Sociale dhe Rinisë Erjon Veliaj gjatë një simpoziumi në kujtim të figurës dhe ditës së lindjes së profetit Muhamed.

"Kjo kartolinë e tillë e kësaj harmonie të besimeve nuk mund të shihet në asnjë vend tjetër dhe mbi të gjithë diskutimet që lindën muajt e fundit në lidhje më statusin kandidat dhe shumë prej paragjykimeve që pati reforma shqiptare dhe ajo që ne përfaqësojmë. Ne në fakt nuk refuzojmë ta themi që jemi shumë krenarë për besimtarët tanë myslimanë. Nuk ka sot një realitet Europian me një realitet të tillë sa Republika e Shqipërisë" tha Veliaj.

Ndërsa kryetari i Komunitetit Myslyman, Selim Muça u shpreh se modeli që përcolli profeti Muhamed, një nga figurat më të shtrenja për islamin, duhet të ndiqet nga shoqëria e sotme, pasi kjo rrugë do të çojë drejt paqes dhe bashkëjetesës në harmoni mes njëri-tjetrit.

"Kush dëshiron ta përsosë moralin e tij, le të marrë shëmbull prej natyrës dhe sjelljes së shkëlqyer të Muhamedit aleji selam, i cili që prej 14 shekujsh e pasqyroi njërzimin me cilësitë më të larta të moralit" tha Muça. /albeu.com/
Shtuar më 13/01/2014, ora 15:18

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori