Bashkëfshatarët abuzojnë me 2 motrat me të meta mendore, lindin edhe fëmijë
Motrat Lindita dhe Dëshira Balliu fshatin Brret të Krujës, të dyja me probleme mendore, janë abuzuar seksualisht nga banorët e zonës, duke sjell në jetë edhe disa fëmijë.

Familja e Xhemal Balliut është strehuar në një banesë e braktisur nga një banor vendas. Të katër pjestarët e familjes janë me probleme mendore. Lindita 40 vjeç dhe Dëshira 35 vjeç, kanë lindur disa fëmijë jashtë martese.

Lindita ka lindur 4 fëmijë, vetëm dy nga fëmijët rritet në shoqatën e bamirësie në Krujë. Ndërsa një tjetër i ka vdekur nga zjarri në shtëpi dhe njëri nga një sëmundje. Dëshira ka lindur 3 fëmijë por i kanë vdekur nga pakujdesia.

Për këtë çështje, kanë ndërhyrë edhe drejtuesit e Bashkisë së Krujës disa vite më parë në Ministrinë e Punëve Sociale, por nuk është marrë asnjë veprim për ti larguar nga kjo shtëpi dhe larg këtyre ngjarjeve shokuese.

Familja duhej çuar në institucione rehabilituese që merrem me problem të tilla, por neglizhenca e institucioneve kanë lënë këtë familje të jetojë me ndihmën e bashkëfshatarëve. 3 vite më parë, vëllai i motrave ndërroi jetë, por ende nuk dihen shkaqet.

Ndërsa Lindita endet rrugëve, pa e ditur se ku i kalon netët. Disa herë policia e ka kthyer në shtëpi. “Kam ikur nga shtëpia, vijnë i bien derës gjithë natës. Kam dy goca, s’kam burrë.” Ndërsa në banesë, është gjendur vetëm Dëshira, motra më e vogël./faxweb
Shtuar më 23/10/2019, ora 17:40
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori