Bashkë apo të ndarë në zgjedhje? Kryemadhi i shkon në zyrë Bashës
Ditën e neserme është dita e fundit për regjistrimin e koalicioneve në KQZ.

Mbremjen e sotme, pak orë para fundit të afatit, Kryemadhi ka shkuar në selinë blu, për t’u takuar me liderin e opozitës, Lulzim Basha.

Ky takim vjen një ditë para përfundimit të afatit për regjistrimin e koalicioneve pranë Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve.

Kur mbetet dhe një ditë nga dorëzimi i koalicioneve, Basha nuk ka gjetur akoma dakordësinë me 2 aleatë.

Bëhet fjalë për Shpëtim Idrizin dhe Fatmir Mediun, të cilët, sipas burimeve, kërkojnë më shumë sesa një vend të sigurtë në lista. /albeu.com/

Shtuar më 23/02/2021, ora 20:06

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori