Bashkësia Islame e Maqedonisë mbyll dyert për mediat
Albeu.com
Pas kërcënimit që iu bë të premten mediave e veçanërisht ndaj ekipit të ALSAT, BIM-i përmes një njoftimi bëri të ditur se nuk lejohet hyrja e përfaqsuesve të mediave në këtë institucion pa leje paraprake të Rijasetit.Ndërsa në orët e mëngjesit Taxhedin Bislimi, muftiu i shkarkuar i Shkupit nga kryetari i Bashkësisë Islame të Maqedonia Sulejman Rexhepi u paraqit në vendin e tij të punës, duke mos u penguar të hyjë në godinën e BIM-it.

Pas qëndrimit disa orësh në detyrën e tij të punës, Bislimi doli me qëndrimin se do të vazhdojë me punë përderisa nuk shkarkohet nga organi më i lartë i Bashkësisë Islame – Rijaseti që është rruga e vetme legjitime për shkarkimin e tij.

“Unë do të vazhdojë në vendin e punës përderisa mos të prononcohet dhe të jap vendimin përfundimtar Rijaseti i Bashkësisë Islame, i cili është komptenet në këtë rast”, tha Taxhedin Bislimi.

Pas ardhjes së Bislimit në vendin e punës, Muftini e Shkupit në një mbledhje urgjente mbështeti vendimin e Sulejman Rexhepit për shkarkimin e Bislimit nga detyra, ndërsa mbështeti edhe ndryshimet e pjesërishme të Kushtetutës së BIM-it.

“Muftinia e BFI – së Shkup pajtohet me vendimin e resisulemasë së BFI - së në shkarkimin e ish - muftiut të Muftinisë së Shkupit Taxhedin Bislimi dhe njëkohësisht përshëndet dhe përkrah emërimin e ushtruesit të detyrës mufti i Muftinisë së Shkupit Ibrahim efendi Shabanin”, deklaroi sekretari i Muftinisë së Shkupit Skender Buzaku.

Ndërsa përmes një njoftimi Shërbimi juridiko-administrativ i Rijasetit të BIM-it vlerësoi se shkarkimi i Taxhedin Bislimit në bazë të Kushtetutës është e drejtë ekskluzive e kreut Sulejman Rexhepi.

“Murasela e tregon në pikën e tretë se kush e shkarkon muftiun dmth vetëm se resisulemaja kjo është shumë e qartë”, theksoi Buzaku.

Ndërsa shërbimi financiar i BIM-it dha të dhëna për borxhet e shkaktuara nga Bislimi në vlerë prej 168 mijë euro, akuza që u përgënjeshtruan nga miftiu i shkarkuar i Shkupit.

“Duke marrë parasysh se ne i kemi paguar kartonat e gjelbërt dhe kemi dhënë rrogat aq sa kemi pasur mundësi do të thotë se nuk jemi ngulfatë me borxhe në periudhën dy vjecare. Borxhet janë ato kur ka qenë Sulejman Rexhepi kryetar i Bashkësisë Islame kur ka qenë drejtor i Sektorit adiministrivo juridik”, u përgjigj Bislimi.

Ai thotë se e vetmja instancë për t’u ankuar në bazë të kushtetutës së BIM-it për padrejtësitë e bëra është Sulejman Rexhepi i cili megjithë paralajmërimet se do të fillojë punën pas pushimit vjetor, nuk u paraqit në vendin e punës.
Shtuar më 12/08/2008, ora 19:46
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori