Bashës i rrezikohet koka? Meta thërret urgjentisht krerët e SHISH dhe Gardës
Presidenti i vendit, Ilir Meta ka thërritur në takim drejtorin e SHISH-it, Helidon Bendo dhe komandantin e Gardës së Republikës pas informacionit të Sandër Lleshajt se Lulzim Bashës i rrezikohet siguria fizike.

Top Channel raporton se Presidenti ka thërritur dy drejtuesit e institucioneve në një takim në zyrën e tij në Presidencë për t’u njohur në lidhje me kanosjen që dyshohet se i është bërë kreut të PD-së, Lulzim Basha.

Lëvizja e Kreut të Shtetit vjen vetëm pak pas letrës që PD-ja, me firmë të sekretarit Gazmend Bardhi i ka nisur ministrit të Brendshëm, Sandër Lleshaj, pas një takimi informal që ky i fundit ka zhvilluar me truprojën e Bashës, Feim Dollapaj, duke i komunikuar faktin se kreut të opozitës i kërcënohet jeta.

Bardhi aludon se Dollapaj është thirrur në zyrë për të shantazhuar kreun e PD.
Shtuar më 17/06/2019, ora 12:59
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori