Pogba mes Juve-PSG, Manchester United gjen zëvendësuesin e tij

Nëse Pogba mund të ishte përforcimi i pritur që Allegri i kërkoi për të ngritur shiritin e mesfushës së Juventusit, Manchester United tashmë duket se ka ide të qarta për ta zëvendësuar atë.

Siç raporton “BBC”, përveç Frenkie de Jong të Barcelonës, “Djajtë e Kuq” po punojnë edhe për të tentuar një goditje të madhe, atë të Milinkovic-Savic nga Lazio.

Mesfushori serb ka qënë për disa vite nën shënjestrën e shumë klubeve të mëdha, por Lotitto ka rezistuar nga ofertat e ardhura për të, por tashmë duket se nuk do kundërshtojë.

Çmimi fillestar për shërbimet e tij starton nga 70 milionë euro, një shifër që United nuk do e kishte problem ta shpenzonte./ h.ll/albeu.com