"Bashën mund ta vrasin!" Zbardhet komunikimi PD-Lleshaj (FOTO LAJM)

Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj ka informuar PD-në se Lulzim Bashës i rrezikohet jeta.

Nuk ka asnjë shkresë për këtë, por korrepondenca verbale mes Lleshajt dhe shoqëruesit të Bashës gardistit Feim Dollapaj është zbuluar pasi Gazmend Bardhi i ka shkruar ministrit për t'i kërkuar detaje mbi këtë rrezik.

Në shkresën drejtuar ministrit të Brendshëm e që mban firmën e sekretarit të përgjithshëm të PD, Gazmend Bardhi, demokratët i referohen këtij takimi mes Lleshajt dhe gardistit ku ministri e paralajmëroi atë mbi rrezikun që i kanoset Bashës.

Në letër Gazment Bardhi shkruan se Lleshaj ka shkelur çdo procedurë dhe çdo mënyrë institucionale të trajtimit të kësaj çështjeje. Bardhi i kërkon Lleshajt mënyrën se si e mori informacionin për rrezikun që i kanoset Lulzim Bashës , duke dyshuar se takimi me Dollapajn ka qenë për të shantazhuar kreun e PD.

“Duke patur parasysh rrethanat, kur dhe si është zhvilluar ky takim dhe shkeljen e standardeve ligjore dhe institucionale nga ana juaj, në trajtimin e informacionit që pretendoni se posedoni, përforcohet dyshimi që qëllimi i vërtetë i takimit ka qenë shantazhimi i kryetarit të opozitës”, shkruan Bardhi. /albeu.com/
Shtuar më 17/06/2019, ora 11:35
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori