Basha:T'i japim fund tranzicionit një herë e mirë
Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha, një ditë pas protestës ka vendosru të bëjë sërish thirrje për të rrëzuar qeverinë e Edi Ramës.

Përmes një postimi në Facebook, me pamje nga protesta e 10 kombëtare e mbajtur ditën e djeshme Basha shkruan:

"Mirënjohje të thellë dhe falenderime nga zemra për të gjithë ata që na janë bashkuar në betejën kombëtare për Shqipërinë si gjithë Europa. Bashkë do ta largojmë këtë qeverisje antipopullore dhe antikombëtare. Sa më parë, aq më mirë për Shqipërinë!
Detyra më e madhe, prioriteti numër një, është t’ju japim shqiptarëve ndryshimin e vërtetë, fundin e tranzicionit, Shqipërinë e lirive, mundësive dhe mirëqenies për të gjithë.
#ShqiperiasiEuropa."


Shtuar më 09/07/2019, ora 13:25

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori