Basha: Qeveria Rama-Meta-Kokëdhima është problemi
Pëlqej
Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka dalë sërish në krah të Presidentit Nishani duke replikuar në distancë me kreun e qeverisë Edi Rama. Përmes një postimi në Facebook, Basha shprehet se të papërgjegjshmit, jo vetëm nuk ia ndjen për shqetësimet e qytetarëve, por i poshtëron ata dy herë duke iu fyer inteligjencën.

“Të papërgjegjshmit, jo vetëm nuk ia ndjen për shqetësimet e qytetarëve, por i poshtëron ata dy herë duke iu fyer inteligjencën. Po të dënuarin për prostitucion për të cilin shkelmoi dy zonja nga lista e deputetëve të Lezhës, kush e futi në Kuvend? Po grabitësin e 12-vjeçares, kush e bëri Kryetar të Këshillit të Qarkut të Vlorës? Po dhjetëra trafikantë droge e kontrabandistë, kush i ka emëruar në drejtim të administratës dhe në polici? Qeverisja Rama-Meta-Kokëdhima nuk është zgjidhja, por vetë problemi!”, thekson Basha në shënimin e tij.

Me heret Rama tha se kishte pare me shume keqardhje "shpjegimet" e Presidentit duke nënvizuar se për shqiptaret e boten, kanceri eshte drejtesia ndersa per Presidentin problemi eshte qeveria. /albeu.com/
Shtuar më 19/08/2014, ora 13:10
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori