Spartak Ngjela: Serbia do të njohë pavarësinë e Kosovës

Më 27 qershor, përfaqësues të dy qeverive, Kosovës dhe Serbisë do të takohen në Uashingtaon me ftesë të Richard Grenell, për të rinisur dialogun.

Në një intervistë për “RTV Ora”, avokati Spartak Ngjela, tha se në këtë takim po shkohet që Kosova të njihet si shtet nga Serbia dhe do ta njohë.

Spartak Ngjela: “Kosova ka qenë e pavaruar edhe kur është pushtuar nga Millosheviçi. Ata e shpëtuan dhe pastaj thanë është njësi konsetuente si Sllovenia.

Çfarë territori do ndërrojë? Është njësi konsetuente si të gjithë shtetet e tjera që kanë dalë. Siç ka dalë Kroacia, Sllovenia, Mali i Zi, siç ka dalë dhe Maqedonia.

Tradhtia ishte e brendshme. Dolën bisdedimet sekrete, i morën në konsideratë opinioni publik. Opinioni publik është i ndezur, është gati.

Doni “luftën e Vlorës'”? Aty e keni, mbajeni. Në atë takim do marrë pavarësinë Kosova. Do ta njohë Serbia. Se çfarë do t’i nxjerrin ata është puna e tyre.”/


Shtuar 18.06.2020 19:47