Basha zyrtarsht kandidat për bashkinë
Lulzim Basha
Kryeministri i Shqpërisë Sali Berisha duke folur për mundësinë e përfshirjes së dhënies së lejeve të ndërtimit në një sportel të vetëm, si të gjitha lejet dhe licensat e tjera, i përmendi Lulzim Bashës fjalën “rivalët” për bashkinë e Tiranës, për të cilën tha se është bashkia e tretë nga fundi në botë për kohëzgjatjen me 383 ditë të dhënies së lejeve të ndërtimit.

“Kryetari i bashkisë që po ikën ka ndërtuar shtyllën më të lartë të korrupsionit në Europë dhe në botë. Fatmirësisht 8 maji po afron. Zoti Basha, e more vesh që kanë vendosur të ngulin cadra rivalët e tu, që ose të japësh dorëhejqen ose të flijohen në grevë urie? Po bëhen gati 5 kandidatë, 5 cadra. Pra, kjo cështje do të zgjidhet më 8 maj”, deklaroi Berisha.

Ende nuk dihet se me kë do të përballet Lulzim Basha nga Partia Socialiste.


Mbedhja e qeverisë u përqendrua në zhvillimet ekonomike të vendit gjatë 2 muajve të parë të vitit, ku sipas të dhënave të publikuara nga kryeministri Berisha, të ardhurat janë realizuar 100%, ndërsa eksportet janë rritur ndjeshëm.
/albeu.com/

Shtuar më 02/03/2011, ora 16:35

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori